NATË

 

 

 

(Peisazh)


Qielli e fiku llampën e madhe të diellit

dhe ndezi qirinjtë e yjeve,

që qyteti im të flinte deri në mëngjes.

Ndërsa hëna , kujdestare e qiellit,

si një abazhur i zbehtë

derdh  një dritë të përkorë,

aq sa  Toka të mos ngatrrojë rrugën natën…

Është koha

kur   besoj dhe dyshoj

në gjithçka.


Petrit Qejvani, 13.01.2008