BARDHËSI

 

Një grua  lëkundet në rrugën e pafundme

Gruaja mban në buzë

Puthjen e hidhur të atij, që e la.

Tani ajo është vet e dytë

Gjurmët e saj në rrugë

Janë dyfish të mëdha.

Gruaja nxiton midis kalimtarëve

Mbi vetminë e saj rëndon ai që iku (jo që vdiq)

Dhe të rëndon shumë

Barra e atij që të njihte dhe s’të njeh

E atij që të donte dhe s’të do

Që hoqi galloshet tërë baltë të mendimeve të tij

Dhe i shkundi në zemrën e një vajze të re

E cila, ndonëse e ka të pastër zemrën e saj,

S’e fshin dot gjurmën e kujtimit të hidhur,

Ashtu si bora e virgjër gjurmët e kalimtarëve

Veçse kur shkrihet…

 

 

Petrit Qejvani,1970

Next Post

LETËR MIKUT TIM, POETIT GËZIM HAJDARI

Die Pri 19 , 2020
          Je besimtar i madh i poezisë, miku im sepse besimtarët më të mëdhenj janë poetët, dhe feja më e madhe ( më e lartë) është poezia (sic janë dhe të zhgënjyerit më të mëdhenj) po botën mëkatare që ka humbur udhën për atje ku është […]