JONËS SË TRISHTUAR

 

 

Sytë i thonë të gjitha, Jona

Dhe buzët që dridhen, gjithashtu.

Jona, ti sivjet je e lodhur, e zhgënjyer.

Na sheh me sy prej qelqi

Ngaqë ke shpresuar…

Dhe ke humbur besimin te kushdo

Sepse je tradhtuar.

E kuptoj, që ke besuar pafajsisht

Në deklarata false dashurie

Si fëmijët në fruta artificiale të imituara bukur.

Por kjo s’është ndonjë hata, Jona

Dhe ti je shumë e re për t’u trishtuar

Jeta është një shfaqje e madhe, Jona,

Me komedi dhe drama

Ku aktorët njerëz luajnë gjithë jetën

E rëndësishme është

Të mos tradhtosh veten

Kur të tradhtojnë të tjerët.

 

Petrit Qejvani,2002


 

Next Post

TAKIM ME NJË DASHURI

Pre Pri 24 , 2020
  (për A.B) Gjithçka e artë m’u kthye përsëri Pikërisht kur mendoja qetësisht e me përtesë. Befas, si një mrekulli, më dole ti, Duke më zgjuar ëndrrat më të bukura syfjetura. Dhe e ndjej se zemra Në dashuri është e pafund, Le të bien gjethet çdo vjeshtë Pema e dashurisë […]