A

 

 

Nuk e di si erdha drejt teje

Drejt meje s’di si erdhe ti.

Veç di që erdha aty ku duhej

Aty ku duhej erdhe ti.

Si hesht kështu si zog i trembur

Kur gjoksin tim ti pranë e ndjen

Pulit qepallat, largon gjumin

Më  fton të vij, pastaj më ndjek.

Nuk di ç’të bëj me ty përballë

Të puth në buzë, mezi më le

Unë ngrihem t’iki  i mërzitur

Ti thua ulu, mos u ngre.

Nuk e kuptoj se ç’ngjet me ty

Me cep të syrit më heton

Dhe unë me zjarr të sulmoj gjirin,

Ti thua boll, dhe kaq mjafton.

Pastaj i heshtur rrëshqas shikimin

Poshtë gjoksit tënd, barrierë e brishtë

Ti e trembur kontrollon gjunjët

Nga ndonjë “sulm”i befasishëm.

Dhe unë e kuptoj fare mirë

Qëndrimn tënd dhe”po dhe “jo”

Dhe rri e hesht si qengj i butë

Që më në fund të thush “po”.

 

Petrit Qejvani,1989