SHPESH

 

 

 

Shpesh mendjen lodh duke kujtuar

Si munde ti të më robërosh

Me buzëqeshje, ledhatime

Dhe shpirtin tim ta skllavërosh.

Është vërtet shumë e çuditshme

Një bukuroshe lozanjare

Shpesh rrëmben zemrën e një burri

Me lehtësi të madhe fare.

Dhe krenaria mashkullore

Përkulet, thyhet para teje

Ashtu si nuk u pat menduar…

Siç vjen stuhia pas një reje.

Më kot mundohem që ta gjej

Kjo grackë mua si më zuri.

Dashuria magjistare

Los me zemrën e çdo burri.

 

Petrit Qejvani