NJË MINUTË

 

 


(Kushtuar asaj që e meriton…)


Para teje bëhem si fëmija

Që gjëra të shtrenjta kërkon

Unë kërkoj buzët e tua

“Po një minutë”- ti më ndalon.

Dhe e kuptoj se ç’do të thotë

Kjo frazë e bukur, kaq e brishtë

Sa herë të puth, pulit qepallat

“Po një minutë , më pëshpërit.

Dhe unë atëherë më shumë të dua

Me zjarr të puth, me mall në gji

“Po një minutë”, ti prapë thua

Dhe unë prap bëhem si fëmi.

Dhe çdo gjë nis prap nga e para

Unë prap të puth në buzë e sy

Ti prap më thua “Një minutë”

Dhe unë prapë bëhem si fëmi.

 

Petrit Qejvani.