KA KOHË

 

 

Këshillë për Aa


Ka kohë që nuk të kam parë

Dhe të të shoh më, nuk dua,

Shëtis i qetë në varrezat e kujtimeve

Me qiriun e pendimit në duar.

Më ler të qetë në vetminë time,

Ku zemra brinjët m’i shkallmon

Dhe truri i lodhur nga mendimet

Veç paqe e harrim kërkon.

Unë e di, që një tjetër ti do

Njëlloj si më deshe dhe mua.

Paçka se atij i betohesh

Sa ti, asnjë tjetër nuk dua.

Sidoqoftë, për një gjë të veçoj:

Që me zemrën luan kaq lehtë

Si ish mik, një këshillë po të jap:

Kështu miq s’ke për të pasur në jetë.

 

Petrit Qejvani