AGAJ DHE ZONJA

HasanKallarati

Na ishte një herë,

një aga cigun!

Njeri i shëmtuar,

fytyrë majmun,

ma kishte çifliqe,

qindëra hektarë,

baça me ullishte,

dhe dhën me çobanë,

kishte dhe një çupë,

po nukë kish djalë,

duaj të martohej,

mbi gruan e parë,

që djalë të bënte,

t’i mbante vatanë,

po për këtë Çështje,

në një grindje ranë,

me gruan e çupën,

edhe me babanë,

me baban e tij,

se e kish të gjallë,

gruaja i thoshte,

ç’na duhetë ne,

që të març nashtinë,

ti grua të re,

të na priç shtëpinë,

ta bësh kallame,

s’ke nevoj për djalë,

çupën tek e ke,

dhëndërrë do bëjmë,

jo djali për ne,

jo, moj jo, të thashë,

mëndjen mos ma kthe,

se i biri i botës,

së djalë për ne,

prandaj u vendosa,

të marr një të vee,

dhe sonte në darkë,

ajo vjen tek ne,

agaj u martua,

po dhe djalë s’lindi,

dot nuk u gëzua.

 

Hasan Kallarati

Next Post

PRENDVERA NE MAL

Die Qer 3 , 2012
Erdhi prendvera, mali jeshilon! ashtu si nga hera vëndi luluzon, u nisnë kopetë, siç është zakon, nga fushatë iknë, dhe në male shkon, çobani beharin, atje e kalon, dhe në fund të vjeshtës, kur fryn e gjëmon, shkon prapë në fushë, kasollen ndërton. Sa gëzim dhe lumturi, të jesh në […]
HasanKallarati