Sihat Tozaj, “Nderi i Qarkut te Vlores”

 
Me propozim të Shoqatës ‘Kallarati”, Sihat Tozaj, Këshilli i Qarkut Vlorë, me Vendim Nr. 41, datë 29.08.2003, , i dha titullin pas vdekjes “Nderi i Qarkut Vlorë” me motivacio0nin: “Drejtues i spikatur i Organeve të Qeverisjes Vendore dhe Qendrore”


Që t’i jepej ky titull nderi Sihatit, shoqata “Kallarati”, paraqiti kërkesën në të cilën midis të tjerash thuhej “ Duke vlerësuar figurën moralo-shoqërore dhe atdhetare të lartë dhe ndihmesën që ka dhënë si luftëtar i orëve të para për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë dhe si drejtues  si spikatur në ekonomi dhe në organe të larta të qeverisjes vendore e qendrore, kryesia e Shoqatës “Kallarati” i propozon Këshillit të Qarkut Vlorë t’i japë titullin “Nderi i Qarkut” (pas vdekjes) Sihat Xhemil Tozajt.
 
Me punën e tij si drejtues i talentuar dhe model i ndershmërisë, i përkushtimit ndaj punës dhe i marrëdhënieve e i komunikimit me njerëzit, ai ka dhënë një ndihmesë të shquar në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit.
 
Për këto arsye shoqata ‘Kallarati’ ka mendimin se do të ishte në nderin e Qarkut që, krahas personaliteteve të tjera të kujtojë e vlerësojë edhe një personalitet të tillë që me punën e tij ka lënë mbresa të pashlyera në kujtesën e njerëzve me të cilët  ka punuar”
 
Është e kuptueshme që ky nder që iu bë Sihatit është njëherësh edhe nder për fshatin tonë Kallarat, sepse figura të tilla e ngrenë më lart emrin e fshatit, na nderon ne kallaratasve dhe kombin.
 
Gjithashtu, edhe Komuna e Vranishtit, i ka dhënë Sihatit më 9 prill 2011 titullin “Qytetar Nderi i Komunës dhe i Krahinës” me motivacionin “Për kontribut të veçantë në LANCL dhe në zhvillimin e krahinës e të vendit pas çlirimit”
 
Për më shumë rreth kësaj figure, lexoni librin ‘kujtime për Sihat Tozajn’, shkruar nga Seit Jonuzaj

Next Post

Në Vlorë, përjetësohen figura kallaratase me emërtime rrugësh

Enj Pri 26 , 2012
Kohët e fundit Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi një varg emrash të figurave të shquara për emërtim rrugësh të qytetit. Ndër ta u miratuan edhe një pjesë  nga emrat e figurave të shquara kallaratase që kishte propozuar Shoqata “Kallarati”. Emrat e kallaratasve që do t’u vihen disa rrugëve të qytetit […]