ATDHEU IM ME DY HISTORI DHE ASNJË TË VËRTETË, Poezi

PetritQejvani
 
 
Atdheu im fitimtar dhe i mundur,
hero dhe tradhtar
patriot dhe i shitur
lirimbrojtës dhe mercenar,
atdheu im me një histori të shkruar nga shqiptarët
dhe një tjetër të shkruar nga të huajt (normale)
atdheu im me dy histori edhe prej vet shqiptarëve (anormale)
një histori e fitimtarëve
dhe një histori e të mundurve
kur të mundurit kthehen në fitimtarë,
fitimtarët kthehen në të mundur.
Atëherë rrëzohen statujat e heronjve
dhe vendosen ato të tradhtarëve.
Pastaj e kundërta.
Atdheu im me dy histori 
dhe asnjë të vërtetë.
Atdheu im me dy palë heronj
E me dy palë tradhtarë,
Me heronj tradhtarë
Dhe tradhtarë heronj.
Atdheu im paradoksal
që më dhemb deri në palcë
që ke ecur gjithnjë me një këmbë e një patericë,
kur do t’i kemi
të njëjtë heronjtë
dhe të njëjtë tradhtarët?
 
 
Petrit QEJVANI, Gusht 2006  

Next Post

IDENTITETI KULTUROR I SHQIPTARËVE, KUMTESË

Die Maj 27 , 2012
Mbajtur në takimin e përbashkët të mësuesve dhe pedagogëve shqiptarë dhe italianë në kuadrin e seminarit “Dialog midis dy kulturave” Të nderuar kolegë, Populli shqiptar është një ndër dy popujt më të vjetër të gadishullit të Ballkanit, së bashku me grekët. Paraardhësit e tij gjatë shekujve nuk janë thirrur me […]
PetritQejvani