Të dashur kallaratas! Edhe pse aktualisht mund të ndodheni me qindra e mijëra kilometra larg vendlindjes, larg familjes, miqëve, shokëve dhe të afërme tuaj për arsye pune, studimi, a me banim të përhershëm, koha e sotme nëpërmjet internetit, ju krijon mundësinë për të qenë më afër tyre në raste gëzimesh […]
Format e pronësisë dhe taksat Në Kallarat dhe zonat përreth, për shkak të terrenit malor, elemente të sistemit skllavopronar dhe feudal kanë jetuar së bashku me bashkësitë e lira fshatare. Çdo familje e bashkësisë kishte arën, kopshtin, vreshtin vet. Pyjet, kullotat, kodrat, malet etj. ishin të përbashkëta. të përbashkët kishin […]
Kallarati edhe pse një fshat i vogël, ka dhënë kontribut modest në zhvillimin e llojeve të ndryshme të sportit në vendin tonë. Nga gjiri i këtij fshati me tradita luftarake e liridashëse kanë dalë edhe mjaft sportistë cilësorë, të cilët janë bërë të njohur jo vetëm brenda vendit, por […]
Shpesh mosha e bën çdo njeri të kthejë kokën pas e të kujtojë vitet e kaluara me të mirat e të këqijat e saj. E bën të kujtojë vuajtjet, por edhe gëzimet dhe lumturinë që kemi shijuar në këtë jetë të mundimshme. Secili ka kujtimet e veta nga vendlindja e […]
Te nderuar kallaratas! Historia e fshatit tonë, veç dokumenteve të shkruara historike gjen pasqyrim edhe nëpërmjet krijimtarisë së vjershëtorëve popullorë, të cilët nëpërmjet vargjeve të goditura pasqyrojnë jetën, hallet, përpjekjet e kallaratasve për liri e zhvillim shoqëror.
Nga të dhënat e të moshuarve, Kallarati ka pasur, herë pas here, grupe të mira të këngës dhe të valles polifonike. Përmenden si vallëtare e vallëtarë virtuozë të shekullit XIX Zade Straten, Labikë Elmazi, Salihe Dere, Pashako Maze, Lelo Jazo, Rrapush Hyseni, Manxhar Mezini, Nelo e Xhebro Golloshi, Zigur Ademi. […]