Në kafe ‘Notos’ në mbrëmje buzë detit
Përballë një bjonde greke më rri
As dëgjoj fare ç’më thonë shokët
Në tavolinën përballë është ulur një perri.
E bukur, o zot!një Helenë moderne
Me kostum meshini të zi rri serbes
Herë pas here hedh këmbën përmbi këmbë
Dhe tymos një cigare plot finesë.
E shoh drejpërdrejt,pa turp fare
Ndonëse jam I turpshëm sa s’ka
Në sytë e saj një dritë lozanjare
Më jep ca sinjale të thella,hata.
Ndonëse cigaren prej vitesh kam lënë
Një cigare kërkoj,e ndez me nxitim
T’I bëj shoqëri grekes magjike
Që vale magnetike më lëshon me guxim.
Edhe unë i përgjigjem lojës
Bile e teproj,e kaloj cakun
I shkel syrin grekes elegante
Se paku kështu e heq merakun.
Nxjeer pasaportën dhe e shfletoj
Tavolina zien nga bisedat
Ndonëse në tavolinë flitet shqip
Grekja s’heq dorë nga të vetat…
Shokët më thonë të merr për të huaj
Kushedi ç’i dukesh,italian apo spanjoll.
Ndryshe nuk do të shihte me vëmendje
Shqiptarët në Greqi nuk i respektojnë.
Kurrë nuk më ka mgjepsur kaq në bjonde
Ishte e para që më pushtoi befasisht
Por unë s’isha Paridi që rrëmbeu Helenën
Në Athinë unë isha thjesht një turist.
Të nesërmen ikja, e lija Athinën
Dhe greken e bukur s’do ta shihja më
Veç imazhin e saj të mahnitshëm
Do ta mbaj në kujtesë për gjithnjë.
Unë s’kisha shkuar në Greqi
Greken e bukur të rrëmbeja
Ne dhe kështu në gjendje lufte ishim…*
Pale të shpallnim luftra të reja. ..
Janar 2002
Shënim:aludohet ironikisht për ligjin e luftës që Greqia i shpalli Shqipërisë gjatë LuftësII botërore ,pasi u sulmua nga Italia fashiste nga territori i pushtuar shqiptar.