Sa herë shoh ty, bie në mendime
(Jo të të vë vlerat në dyshim)
Dhe kujtoj ç’ka më të bukur në botë
Dhe hëna
Dhe yjet
Dhe trëndafilat
Janë pjellë e një fantazie të kotë.
Asgjë,
asgjë,
asgjë
Nuk është e bukur sa ti, e dashur.
Dhe hëna
Dhe yjet
Dhe trëndafilat
Nga bukuria jote
janë spërkatur.
Petrit QEJVANI, 1971