KUR MENDOJ

Kur mendoj se një ditë nuk do jem, Kur mendoj se ti një ditë nuk do jesh, (ne s’do jemi për njeri-tjetrin në të njëjtën ditë) Do mungojmë në apelin e madh të jetës, Një lumë i zi ujrash të vrullshme Më mbyt Dhe s’më le të të thërras Emrin. Dallgët e tij s’më lenë të dal në breg Të kap dorën tënde të zgjatur lemerishëm, Të kapësh ti dorën time të zgjatur lemerishëm. Dhe klithma jote humbet nga rrokopuja e dallgëve Dhe klithma ime e ngrirë nuk e arrin dot klithmën tënde Të krijojë unazën false të shpëtimit të pamundur. E kuptoj sa e kotë është Të të mbush mendjen Se jeta është një peng i vdekjes Që luan me ne, krijesat naive, Që, sa jetojmë, Dashurojmë fare pak Dhe grindemi shumë Si të ishim të pavdekshëm. Petrit Qejvani,qershor 2000

Next Post

NATË E HUAJ

Hën Maj 28 , 2012
            Kjo natë është pa emër, pa qiell, bosh. Dikush argëtohet në katin e poshtëm (Le të argëtohet) Unë argëtohem me dhembjen time. Unë me dhembjen time vallzoj. Dhoma me katër krevate bosh Është mbushur plot me dhembjen time Muret nuk kanë fotografi Në mure […]
PetritQejvani

Mund t'ju duken interesant edhe artikujt