BOGONIC’ E MADHE, POEZI


 Bogonic’ e madhe

Me sheshe e Vale

Me ujë të kulluar

Si kristal në male

 

Ti një pikë vrojtimi

Një kështjell’ e lashtë

Kush del e shikon

Bukuri e rrallë

 

Të kthehesh nga deti

Pafundësinë shikon

Dritat italiane

Që andej dallon

 

Të kthehesh nga toka

Gjer në Myzeqe

Fusha pambarim

Të pambjell’ i ke

 

Të zotët kanë ikur

Larg janë degdisur

Një dit’ do të vijnë

Fushat për të qëndisur

 

Ti o mal i lartë

Njerëzit i shikon

I madh e i vogël

Në kurbet po shkojnë

 

Si një pikë vrojtimi

Dhe vend perëndie

Njerëzit i shikon

Të lodhur në diell

 

Nëpër botë kanë ikur

O, për të punuar

Për bukën e gojës

Ata janë larguar

 

Bëhu ti mburojë

Si një vend i shenjtë

Kudo që të jenë

Të kthehen shëndoshë

 

Plot me mall ikin

Prapë tek ti do vijnë

Të shikojnë hapësirat

Të ndërtojnë bukurinë

 

Nënë perëndeshë

Kështjellë natyrore

Çdo njeri që vjen

Ti mallin ua shton

 

Hyjneshë ti ke qënë

Hyjneshë ti do mbetesh

Për brezat që ikën

Dhe brezat që ngelen

 

Selam JONUZAJ

Botuar ne gazeten Kallarati Nr. 50 


Next Post

FESTIM SHQIPTAR I VITIT TË RI

Hën Maj 28 , 2012
Është vërtet e çuditshme si e promovojmë ne shqiptarët vitin e Ri. Të gjithë e presin me gëzim ditën e ndërrimit të viteve dhe vërtet në të ka diçka optimiste dhe njerëzore, bile përtejnjerëzore…Dhe secili popull ka diçka të veçantë në ceremoninë e ardhjes së tij. Në shumë gjëra, në thelbin e saj, […]
PetritQejvani