Çeta e Kallaratit kundër andartëve grekë (1912-1914).

Formacion luftarak popullor i fshatit Kallarat. U krijua me zbarikimin e forcave greke me Spiro Milon në krye (shih) më 8 dhjetor 1912 me bij të Kallaratit, që gjendeshin në Himarë duke i pritur ata me armë. Andartët kapën dhe internuan 5 kallaratas në Korfuz, prej të cilëve shpëtoi vetëm njeri.

Kallaratasit u organizuan duke zgjedhur një komision me përbërje Alem Toto, Lame Sinani, Hodo Kalemi, Murat Cane dhe Selam Bajrami për organizimin e qëndresë së armatosur. Mbi këtë bazë u ngrit çeta e fshatit me 121 burra me komandant Murat Avdyli dhe Miftar Musa Golloshi. Krahas tyre, nga luftimi në luftim, morën pjesë edhe 38 gra kallaratase. Çeta zhvilloi lufitme më vete apo në bashkëveprim me ato të Kuçit, Bolenës në Borsh, Sarandë, Delvinë, si dhe duke thyer përpjekjet e forcave greke për pushtimin e fshatit Kallarat. (Xh. Ç.)

Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”

Next Post

Çeta e Kallaratit në Luftën e Vlorës.

Sht Gus 4 , 2012
 Formacion luftarak vullnetar popullor i fshatit Kallarat. Përbëhej nga 57 luftëtarë me komandant Feim Çeli Strati (shih). Në ditët e para të Luftës së Vlorës ishte në rezervë dhe nuk mori pjesë. U aktivizua në mësymjen e përgjithshme të forcave kryengritëse më 11 qershor 1920. Çeta e Kallaratit, në bashkëveprim […]