Çeta e Kallaratit në Luftën e Lëkurësit (1878).

Formacion luftarak vullnetar i fshatit Kallarat. Çeta përbëhej nga 26 luftëtarë kallaratas nën komandën e Hodo Kalem Shakaj dhe udhëheqësit shpirtëror Sinan Lame Petanit. Morën pjesë në mësymjen e forcave të Kurveleshit të 9 shkurtit 1878, të drejtuara nga Myslim Gjoleka (shih) kundër forcave greke të zbarkuara nga Korfuzi e zbrapsjen e tyre në fushën e Vrinës dhe pushtimin e Kalasë së Lëkurësit. Çeta e Kallaratit, bashkë me atë të Kuçit e të Bolenës morën pjesë edhe në luftimet mbi kala. Në luftime mbetën të vrarë dy luftëtarë, Balil Xhaferi dhe Dalan Qejvani, si dhe pati shumë të plagosur. (Xh. Ç.)

Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”

Next Post

Çeta e Kallaratit kundër andartëve grekë (1912-1914).

Sht Gus 4 , 2012
Formacion luftarak popullor i fshatit Kallarat. U krijua me zbarikimin e forcave greke me Spiro Milon në krye (shih) më 8 dhjetor 1912 me bij të Kallaratit, që gjendeshin në Himarë duke i pritur ata me armë. Andartët kapën dhe internuan 5 kallaratas në Korfuz, prej të cilëve shpëtoi vetëm […]