Çeta territoriale e Kallaratit (LANÇ)

Formacion luftarak popullor i fshatit Kallarat. Çeta, fillesat e veta i ka me krijimin e njësitit të armatosur të Kallaratit (pranverë e vitit 1942, me 12 veta). Në nëntor 1942 ajo u riorganizua, duke marrë emrin “Mumin Selami”, me komandant Veip Balilin dhe komisar Adil Petanin (dëshmor).

Mori pjesë në çlirimin e nënprefekturës së Gusmarit më 28 Nëntor 1942, zhvilloi luftime të ashpra me forca italiane e mercenare të Halil Alisë në betejën e Gjormit (dhjetor 1942-janar 1943), në shtator 1943 mori pjesë në çarmatosjen e trupave italiane në Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, Himarë, si dhe në luftime me forcat gjermane pranë garnizoneve italiane; në nëntor- dhjetor 1943 zhvilloi luftime në bashkëveprim me forcat e Zonës së Parë Operative në qytetet Gjirokastër, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Kiçok, Gllavë, si dhe në Luginën e Mesaplikut dhe në Kurvelesh.

Gjatë operacionit gjerman të Dimrit 1943-44, bashkëveproi me forcat e Br5, 6S. Luftimet e fundit çeta i kreu në korrik 1944 në Qafën e Janostasit midis Vunoit e Himarës kundër forcave të R523 gjerman. Në vitin 1943 çeta u pëfshi në përbërje të batalionit “Ismail Haki” (shih). Përbërja luftarake e çetës nuk kishte numër fiks. Në radhët e saj luftuan, nga njëri lufitim në tjetrin, 86 luftëtarë. Ruajti organizimin e saj deri më 29 Nëntor 1944.(Xh. Ç.)

Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”

Next Post

Besëlidhja e Kallaratit (20 korrik 1943).

Sht Gus 4 , 2012
Takim i kallaratasve për të mbajtur qëndrim të përbashkët gjatë LANÇ. Në zbatim të detyrave që shtroi Konferenca e Pezës (shtator 1942), pas një pune të gjatë sqaruese, nga militantët antifashistë Mustafa Matohiti, Memo Meto, Bexhet Mema etj., më 20 korrik 1943, në Basha u mblodh populli i Kallaratit për […]