Shkove për punë në Tiranë,
që i vogël çilimi,
se halle të kishnë rarë,
doje të mbaje shtëpi,
atje u njohe me shokë,
dhe u lidhe për Shqipëri,
po spiunëtë s’të lanë,
së shpejti u re në sy.
Internim tyja të dhanë,
që të rrije në shtëpi,
Kallarat e jo Tiranë,
se kishin frikë nga ti,
se ti bëje propagandë,
dhe punoje për Shqipëri,
në Kuç drejtimin ta dhanë,
që të të mbajnë në sy,
atje bëre shamatanë,
brënda në Xhandërmari,
ike dolle ilegalë,
bëje grupe me rini.
Tu qepnë pas e s’të lanë,
të kërkojnë me qiri.
Telegraf më të gjith anë,
në të gjithë Shqipëri,
të ziri Mumin Barjamnë,
paraqet rrezikshmëri,
erdhe zure Topananë,
dhe formove grup të ri,
me Haredin e Barjamnë,
Hiqmet Buzi djal’i ri.
Hasan Kallarati