ElisabetaKarabolli. Qitëse, Kampione Evrope, “Mjeshtre e Merituar e Sportit”.

 

200px-Elisabeta Karabolli

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Elisabeta Karabolli është sportiste shqiptare me origjine nga Kallarati, përfaqësuese e Shqipërisë, kampione evropiane në vitin 1979 në qitje me pistolete në garën e pistoletës 30+30 me shifrat botërore 587 pikë.

Në vitin 1977 nis edhe “epoka Karabolli”. Në pistoletë 30×30, vetëm 19-vjeçe ajo fiton medaljen e bronzit në Romë, një vit më pas të argjendit në Finlandë dhe në vitin 1979 konfirmon dominimin e saj në Gjermani, kur me 587 pikë shpallet kampione Evropës.

Elisabeta Karabolli është kampionia e parë shqiptare në Evropë. 21-vjeçaria e atëhershme e fitoi medaljen e artë në Frankfurt am Main (Gjermani) në vitin 1979, me 587 pikë në pistoletë 30+30. Por, “uria” e Karabollit nuk ndalet këtu. Në vitin 1980 në kampionatin shqiptar me 593 pikë ajo vendos një rekord kombëtar, duke kaluar dhe rekordin botëror. Aktualisht jeton në Amerikë, ku edhe atje ka ushtruar sportin e qitjes dhe duke vendosur përsëri rekorde.

Next Post

Pak nga jeta dhe aktiviteti sportiv i Çlirim Hysit

Pre Kor 6 , 2012
Çlirim Hysi. Sportist, pjesëtar i ekipit kombëtar të futbollit. Lindi më 1945 në Kallarat. Ka mbaruar IKF “V. K.” (1966), UT për Fakultetin Juridik (pa shkëputje nga puna): Ka kryer kualifikim pasuniversitar në degën e filozofisë të UT. Ushtroi sportin e futbollit me ekipin e “17 Nëntorit” (1963) e pastaj […]
CLIRIMHYSI