Falënderim nga familja Strataj

Me rastin e 60-vjetorit të rënies në krye të detyrës të dëshmorit të atdheut Ferik T. Strataj, më 13 gusht 1949 në provokacionet e ushtrisë monarko-fashiste greke, ne fëmijët dhe vëllazëria Strataj organizuam një veprimtari përkujtimore për të nderuar e përjetësuar veprën e pavdekshme të babait dhe njeriut tonë të dashur.

Ne falënderojmë nga zemra të gjithë ata që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në ceremonitë e zhvilluara në këtë 60-vjetor. Në veçanti falënderojmë shokët e tij të luftës e të punës, Komitetin e veteranëve të LANÇ të rrethit Vlorë, kryesinë e Organizatës së familjeve të dëshmorëve të rrethit. Gjithashtu falënderojmë edhe ata që për shkaqe moshe e shëndetësore nuk mundën të ishin të pranishëm në këtë veprimtari, por që e përjetuan këtë përvjetor përkujtimor. Falënderojmë edhe Organizatën e familjeve të dëshmorëve dhe organizatën e veteranëve të fshatit Kallarat, që organizuan një mbledhje përkujtimore kushtuar babait tonë dëshmor tek lapidari i dëshmorëve të fshatit. po ashtu falënderojmë të gjithë bashkëfshatarët tanë që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në atë veprimtari përkujtimore.

Njëkohësisht falënderojmë të gjithë ata që dhanë kontribut të veçantë në sigurimin e materialeve fotografike, kujtimeve nga jeta dhe veprimtaria e babait tonë, ata që ndihmuan në filmimet në Fshatin e djegur e në Përrua të Gjorme, si dhe në përgatitjen e ekspozitës fotografike dhe të dokumentarit. Për ne fëmijët e Ferikut, në këtë 60-vjetor të rënies së tij, nëpërmjet dokumenteve, kujtimeve të shokëve të tij, bashkëfshatarëve e bashkëluftëtarëve doli në pah më e plotë figura e babait tonë të dashur të cilin nuk patëm fat ta njihnim e të na rriste. Dhe megjithatë edhe pas 60 vjetësh të rënies së tij përpara nesh u shpalos bindshëm figura e portreti i tij jo vetëm si prind i denjë, por edhe me shumë personalitet.

Figura e cilësitë e tij të veçanta që ruheshin të freskëta në kujtimet bashkëfshatarëve të tij e bashkëluftëtarëve të tij na bënë që të përulemi me respekt e dinjitet përpara emrit e veprës së babait tonë. Dhe këtë emër të Ferik Stratajt do t’iua lëmë të pastër, ashtu si dhe veprën e tij kujtim brezave të ardhshëm.

Me respekt Fëmijët Sabre e Kujtim

Next Post

RA PËR TË MOS U HARRUAR KURRË

Sht Gus 11 , 2012
-Kujtime për dëshmorin Ferik Strataj- Familja fisnike e bujare Strataj në Kallarat, gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, shtëpinë e saj e bëri bazë të luftës dhe rreshtoi në formacionet partizane tre djem të saj: Ferikun, Canen e Sinanin. Por Stratajt për mbrojtjen e tërësisë tokësore kishin luftuar edhe në kohëra të shkuara, […]