FSHATI I DJEGUR*, Poezi

Kallaratit, fshatit të nënës dhe të babait, të cilin të gjithë pushtuesit e kanë djegur dhe bashkëfshatarët e mi e kanë ngritur prapë.

Hiqmet Mecaj 

Ka vetëm mure, 
ka vetëm hi, 
dyer nuk ka. 

Ku të trokas? 
Ku të trokas? 

Kujt t’i thërras? 
Kujt t’i thërras? 
Nën hi dhimbje e madhe, 
dhimbje e madhe mbi hi. 

Djegur ditët, 
djegur netët, 
djegur mëngjeset 
dhe mbrëmjet djegur. 

0, mos trokit, 
o, mos kërko, 
nën hi e mbi hi, 
ditë e net djegur. 

Po rri me djalin, 
i mësoj të lexojë gërmadhat, 
të kuptojë sa i shtrenjtë është bari 
nën muret e djegura nga barbarët. 

Rilindin mëngjeset, 
rilindin mbrëmjet, 
rilindin ditët, 
rilindin netët. 
Im bir kokën në frëngji e mbështet, 
mbulohet nga bari i gjelbër. 

*botohet siç ka qenë

Next Post

FSHATIT TË PRINDËVE TË MI, Poezi

Pre Maj 25 , 2012
FSHATIT TË PRINDËVE TË MITe ti janë buzëlulet,zogëlara e syjeshile,pikëlore e shikimdrita,gjyshet e mira me tri mandile.1983
Hiqmet Mecaj