G U R, POEZI

Hiqmet Mecaj


Gur,
tek ti e kërkoj
biografinë e fisit tim.

Pak te fytyra e Deas,
pak te shpellat e Velçës,
pak te muret e Krujës,
pak te gryka e Kaçanikut.

Gur –  armë,
gur – shtëpi,
gur – libër,
gur – përjetësi.

1983

Next Post

E ÇUDITSHME KJO ATHINA, POEZI

Sht Maj 26 , 2012
E çuditshme kjo Athina,nuk ka fund e as fillim,nga rrëmuja e nga trishtimingjaka pak me shpirtin tim.Grumbuj, grumbuj, thyer, prishur,ca kujtime kot i ruaj,si Athina ca skulpturashpirtdërrmuara si mua.Po kur nata bie e dritat,ndrijnë kurvat, epshi ndizet,ndiej Sokratin tek pi helmin,shoh Eskilin kur vetëvritet.Një O’Nas* e pushton botën,ndryshket kryqi bizantin,njëqind […]
Hiqmet Mecaj