GUNAT PER MBI TELA VUNE

HasanKallarati

Nga Drashovica u turrë,

kodrat e Vlorës i zunë,

luftuan e dot si ç’kulë,

e kish forcuarë shumë,

gjerdhe me tela kish ngulë,

po u gjënd dhe këjo punë,

gunat për mbi tela vunë,

nga llogoret i përzunë,

në Vlorë brënda i shpunë,

Selam Musai furtunë;

Selami me shokë shumë,

armikun në det e funë,

italianët të tmerruar,

u nisnë për n’Itali,

në det duke udhëtuar,

me pamporr e me gjemi,

thoshë duke ngushëlluar,

Shqipëri o Shqipëri,

Shqipëri vënd i tërbuar,

mos të pafshim më me sy!

 

*V.O. Këto të katër këngë për Luftën e Vlorës

të thurura prej meje, janë botuar edhe në librin:

“Buçet kënga Labe”, në vëllimin e parë, po pa emërin tim. (Hasan Kallarati)

Hasan Kallarati

Next Post

KENGE KUSHTUAR AKSIONIT POST-KOMANDES KARABINIERISE PILURIT ME 20 .V. 1920.

Die Qer 3 , 2012
Njëzet maji dit e marë, Xhevahiri me Meçanë*, të tre dhe me Xhelo Branë, postës në Pilur i ranë, me një sulm brënda i vanë, karabinier italianë, poshtë bregut u shpërndanë, rraqet në vënd i lanë, dhe një mushk e disa armë i muarr’ e iknë e vanë, Mattera me […]
HasanKallarati