HIPOKRITI

 

 

 

(për të gjitha rastet e ngjashme)

 


Dikur, një i njohur, që s’e kisha mik,

Kërkoi në facebook të bëhej mik me mua.

Megjithëse nuk qe ndonjë kënaqësi e madhe,

Kërkesa e tij, normalisht, u pranua.

 

Krejt rastësisht, një ditë u kujtova

T’i shoh një nga një gjithë miqtë e mi.

Befas konstatova se foto e tij mungonte

Dhe menjëherë më përshkoi një neveri.

 

Neveri se u çmiqësua tinëzisht.

Iku pa njoftim, iku si dezertor,

Sapo e ngritën dy gisht më lart se të tjerët

Sapo u bë dekan, apo rektor.

 

Me thënë të drejtën nuk qe aq e lehtë

Të bëhej kjo ndarje, ky largim

M’u desh të gjej një antivirus special

T’i bëja faqes dizinfektim…

 

Fytyra të tilla, pa tipare fare

Dhe në facebook nuk ke ç’i do.

Ata ngado ndyjnë atmosferën

Dhe zyrat ku shkojnë, i ndyjnë dhe ato.

 

Prapa diellit ti me dy fytyta,

Qe para pasqyres as veten s’e njeh!

Servil kur je njelloj me te tjeret

Dallkauk, kur ngjitesh në detyrë

Ti qënie amorfe, e mjerë!

 

 

Petrit QEJVANI, shkurt 2012

 

 

Next Post

KAOS

Mar Pri 14 , 2020
      Tek ne Nuk ka kahje të lëvizjes. Mungon shigjeta e orientimit Mund të ecësh si të duash Njëherësh nga lindja dhe perëndimi. Semaforët e jetës shoqërore janë prishur Më keq se semaforët me tri drita të qarkullimit Po deshe vret në mes të ditës Pa patur frikë […]

Mund t'ju duken interesant edhe artikujt