Historiku i Gazetës

“Ec ngado, por Kallaratin mos e harro” .

Kjo është motua e Gazetës “Kallarati”, Organ i Shoqatës Atdhetare & Kulturore “Kallarati”.

Dy muaj pas formimit të saj, Shoqata “Kallarati”, si përçuese të zërit të saj, krijoi edhe gazetën po me të njëjtin titull “Kallarati”. Për herë të parë në histori, ajo e bëri fshatin tonë me gazetë.

Gazeta “Kallarati” nisi rrugën e vet në muajin Mars 2003, ku doli edhe numri i parë i saj. Aktualisht ka dale nga botimi Nr.61. Për afro 9 vjetësh ajo u ka bërë jehonë kontributit dhe përpjekjeve të kallaratasve për çlirim kombëtar dhe demokraci, figurave më të shquara të këtij fshati në gjithë historinë e tij, jetës kulturore e artistike etj. Janë me dhjetëra kallaratas dhe jo kallaratas që kanë kontribuar me shkrimet e tyre, duke bërë gazetën të tërheqshme dhe të vlerësuar në krahinë e më gjerë.

Gazeta “Kallarati” e nisi rrugën e vet me një numër në muaj dhe me tetë faqe, por sot del në çdo dy muaj me tetë faqe.

Kryeredaktori i pare i gazetes ka qenë i zgjedhur Zoti Gafur Shametaj, ish edhe Kryetar i Pare i Shoqatës “Kallarati, ndërsa aktualisht është z. Seit Jonuzaj.

Gazeta ka qenë dhe mbetet një organ shtypi në dispozicion të të gjithë kallaratasve për kompaktësimin dhe bashkimin e tyre, për pasqyrimin në të nga secili të vlerave, ngjarjeve e fakteve historike, kulturore, arsimore, ekonomike, zakonore etj, të bëmave e veprave të figurave të shquara të fshatit tonë, të luftëtarëve dhe dëshmorëve të tij në të gjitha kohërat. Në faqet e saj nuk janë lejuar të botohen shkrime apo shprehje që mund të krijonin qoftë dhe nuancën më të vogël të përçarjes apo të prishjes së unitetit brenda komunitetit kallaratas.

Gazeta “Kallarati” ka edhe adresën e vetë internet, ku lexuesi kallaratas dhe më gjerë mund t’i drejtohet redaksisë me shkrime, por edhe për të dhënë dhe shprehur mendime a vërejtje për ta përmirësuar më tej atë.

Adresa: [email protected]

Next Post

Redaksia e Gazetës

Die Pri 22 , 2012
Redaksia e Gazetes Kallarati: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj Redaktorë: Hiqmet Meçaj Petrit Qejvani Çize Xhaferi Lefter Hysi Rami Memushaj Besnik Gjonbrataj Arti grafik: Andi Meçaj e-mail: gazetakallarati.com