Llambro Hysi, ruajtës dhe përpunues i traditës së polifonisë labe.

U lind në Kallarat. Ka mbaruar shkollen e larte ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Gjuheve te Huaja, Dega e Rusishtes. Per vite te tera sherbeu si mesues i gjuhes se huaj ne Shkollen e Mesme ne Brataj, te Vlores.

Edhe pse me pune larg vendlindjes Kallaratit, ai per asnje cast nuk ju nda aktiviteteve kulturore dhe Artisike ne Kallarat dhe ne zone, duke dhene nje koontribut te jashtezakonshem.

Per disa vite rresht drejtoi Grupin Artistik te Kallaratit duke  e bere ate te njohur, jo vetem ne zonen e Vlores, por edhe ne mbare Shqiperine, duke e bere grupin pjesemarres ne disa Festivale Folklorike Kombetare ne Gjirokaster dhe duke marre edhe cmime te vecanta.

Ka dhënë ndihmesë të vyer në përpunimin artistik të këngës labe. Duke u mbështetur në këngën e vjetër “O Stamboll të rëntë zjarri”, duke ruajtur të kënduarit me longatje të traditës. Krijoi këngën “Ç’u këput një këmbë mali” të ekzekutuar me mjeshtëri nga këngëtari Zeqo Hoxha .  Ka përpunuar edhe këngë të tjera si ato “Djepi ynë burim floriri”, interpretuar po me mjeshteri nga Evgjeni Jonuzaj apo edhe kenge te tjera si  “Plaka me plakun çu zunë”, “Flokëthinjurit kanë ardhë” etj.(Xh. Ç)

Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”

Next Post

Afërdita Rakip Laçaj, basketbolliste e Flamurtarit.

Sht Gus 4 , 2012
Ka lindur më 1962 në Vlorë, me origjine nga Kallarati. Lojtare në ekipin e basketbollit për femra të Flamurtarit, në vitet më të mira të këtij ekipi. Ka fituar disa herë titullin kampione e vendit. Ka marrë pjesë në ndeshje ndërkombëtare brenda e jashtë vendit. Për rezultate të larta në […]