Iku, unë prisja,
kë prisja?! As tani s’e marr vesh.
Iku me erën hajdute të marsit,
mbi atë anijen gërdallë të Velos,
mori dhe puthje dhe përqafime në valixhe,
për dashuritë tona nuk kishte vend,
pastaj me një shami ma përkundi
dhe ma shkundi pikëllimin e fundit
që mbaja për kohët e vështira të vetmisë,
tani as kafeja s’më shijon pa pak pikëllim
dhe unë prisja, kë prisja?!
As atëherë s’e mora vesh,
kur ajo më pëshpëriste ta prisja
me erën e ngrohtë të pranverës!
2010
Nga Andi Meçaj