INFERIORË EDHE NË SHTËPINË TONË. Nga Petrit Qejvani

Publikuar ne facebook

2014-06-10 në orën 12:10.PD

                                  

         Petrit Qejvani 2   Mjaftoi  që dhe një shenjtërim të çshenjtërohej (deklarata shoviniste e kryepriftit serb Irinej për Kosovën) për të  konfirmuar edhe një herë se njerëzit e fesë nukmerren vetëm me punët e Zotit për të cilën janë thirrur nga i Plotfuqishmi, por edhe me punët jo të paqme të “robit”! Por në këtë shkrim nuk do merrem me këtë  problem kaq të komentuar këto ditë. Do merrem vetëm me dy “incidente” tëvegjël, por që flesin shumë për shkak të qëndrimit asimetrik dhe pa kuptim tëforcave të policisë.

            E para: Dy incidente, që do t’i bashkoja në një për nga mjeti i përdorur dhe qëllimi : flamuri (përkatësisht ai shqiptar dhe ai serb), të demostruar nga dy grupe të rinjsh, respektivisht shqiptarëdhe serbë, para katedrales, që po shenjtërohej në ato çaste dhe që ruhej mevigjilencë nga policia. Nëse të dy grupet e të rinjve provokuan të njëjtin“incident”, policia mbajti (nuk e kuptoj pse) dy qendrime të ndryshme : të rinjtë shqiptarë u shoqëruan në polici, kurse të rinjtë serbë, pa u shqetësuar fare, bënë edhe një foto me flmurin serb. Nëse veprimi i të rinjve shqiptarë u konsidderua provokacion nga policia (!) , veprimi i të rinjve serbë, që ishte një provokim i hapur u trajtua si dicka normale. Ç’donte të thoshte ajo shpalosjee flamurit serb në mes të Tiranës?! “Trimëri” serbe, shovinizëm serb.  Apo krekosje serbe? Kujt i bënin karshillëk një grusht të rinjsh serbë në një ditë që s’ishte aspak ditë e tyre, as festë e Serbisë, por në rastin më të mirë, një ditë festive për ortodoksët shqiptarë në radhë të parë.? Le të ngrinin kryqin po të donin, meqë ai është simbol i krishtërimit! Por ata kishin ardhur “të armatosur” në Tiranë me shovinizëm e nacionalizëm agresiv, provokativ se e kanë mësuar që këtu udhëheqësit e sotëm shqiptarë ( të pas 90-ës) e kanë “qullur” patriotizmin për shkak të servilizmit, në mos për diçka tjetër, që s’bie erë patriotizëm. Dhe ky ësht njëturp.

            Nuk e di ç’udhëzime speciale kanë marrë forcat e policisë me këtë rast, veç detyrës së garantimit të ceremonisëdhe evitimi i ndonjë provokimi dhe përplasjeje të mundshme, që, ç’është ëvërteta,s’do të ishte aspak e dëshiruar. Deri këtu në rregull. Por policia nuk duhej të vepronte me dy standarte: të rinjtë shqiptarë (u tha se  ishin të AK-së) t’i çonte në rajon të policisë, kurse disa ultranacionalistë të rinj serbë t’i shihte e qetë në provokacionin e tyre të neveritshëm! Ky është jë turp dhe aspak një sjellje “moderne” e policisë sonë, sepse na poshtëron , na bën inferiorë në shtëpinë tonë..

            E mendojnë shefat e policisë shqiptare si do sillej policia serbe sikur kjo skenë të transferohej në Beograd? Pra, disa djem shqiptarë të shpalosnin flamurin shqiptar në mes të Beogradit?! Do thonë të mos krahasohemi me ta?! Po  pse? Sepse serbët i respektojnë në Europë e në botë më shumë se ne?! Serbët ç’nuk kanë bërë në shekuj kundër shqiptarëve deri pak vite më parë dhe Europa mezi lëvizi nga vendi me këmbënguljen amerikane dhe vazhdojnë ende të përkëdhelen nga Europa. Dhe u desh dhe deklaratae ë “freskët” e shovinistit me veladon dhe kryq në qafë, Jirinej!

            Boll me servilizëm dhe përulje ndajtë tjerëve, sidomos kur këta të tjerë janë shovinistë të pandreqshëm, me një antishqiptarizëm atavik, që vazhdon deri në ditët e sotme, siç ishte deklarata politiko-shoviniste e Irinejt, identike me ato të politikanëve anti shqiptarë serbë.

            Që qeveritarët tanë ( këtu epërjashtoj Ramën, sepse ai ia tha në sy Irinejt atë që duhej) kanë treguar një“mirësjellje” deri në servilizëm në raport veçanërisht me fqinjët e jugut, kjo është  provuar më se një herë. Por, të arrijnë deri aty sa të na poshtërojnë edhe në shtëpinë tonë, si ky rasti ifundit, kjo është e papranueshme. Dhe s’ka të bëjë fare as me mikpritjen tradicionale shqiptare, as meparimet e njohura të reciprocitetit, që zbatohen në marrëdhëniet midis shteteve apo institucioneve të ndryshme.

            Por kulmi i turpit arriti në një incident tjetër: atë kur policia largoi dhe shoqëroi në rajon një besimtare ortodokse shqiptare, e cila po protestonte në mënyrë kaq paqësore e simbolike, duke mbajtur në duar një portret të një ikone të ortodoksisë dhe kulturës shqiptare, Fan Nolit. Dhe për çudi, kjo nuk tërhoqi  pothuaj fare vëmendjen e medias ( veç prononcimit të saj të qartë) dhe tregon se ne jemi bërë kaq “modernë”, kaq kozmopolitë, saqë s’na bën përshtypje nacionalizmi ynë, pra, patriotizmi, falë kontributit të politikanëve tanë “internacionalistë!”. Ky është një vetposhtërim në shtëpinë tonë. Ky veprim i policisë përbën një turp tjetër për ata që kanë dhënë këtë urdhër. Pra, është turp për shtetin shqiptar, që demotivon ndërgjegjen dhe ndjenjat atdhetare të besimtarëve shqiptarë. Sepse vërtet ortodoksia është një si besim(fe)universal, por është edhe nacionale, pasi aplikohet në kombe e shtete  te ndryshme, në gjuhë të ndryshme, domethënë ka dhe nuanca e ngjyra kombëtare. Pikërisht këtë kërkonte ajo besimtarja ortodokse e vetmuar ( sa keq!) para katedrales. Siç tha ajo para medias, protestoj që mesha në kishat shqiptare të mbahet shqip, siç bëri Noli. Pra, thjesht kërkoi një të drejtë që ia jep kanuni i Kishës Autoqefale Shqiptare përtë cilën janë martirizuar dëshmorët  esaj. Se dhe kisha shqiptare ka martirët e saj. Shkurt, ajo kërkonte dinjitet kombëtar. Prandaj kishat ortodokse janë të ndryshme brenda ortodoksisë, si kisha greke, kisha serbe, kisha ruse, ajo polake, rumune etj. Pse në Rusi apo Serbi nuk  meshohet greqisht? Sepse ato vende kanë zot (jo Zotin në qiell qëështë NJË për të gjithë, po zotërit e shtëpisë, qeveritarët e tyre.  Këtë duhet të kuptojnë politikanët tanë, të jenë më dinjitozë, sepse kështu ngrihet dhe dinjiteti i atdheut. Bile, mendoj se “protesta” ishte shumë e vogël. Në krah të besimtares së vetmuar  duhet të kishte më shumë besimtarë ortodoksë me portrete të martirëve dhe prijësve të ortodoksisë shqiptare si Papa Kristo Negovani  At Stath Melani. Visarion Xhuvani, Fan Noli etj. Sigurisht pa parrulla dhe fyerje. Njëlloj si ajo besimtarja e vetmuar. Dhe kjo do të ishte diçka e bukur  dhe dinjitoze në kuptimin fetar dhe kombëtar. Çka do të tregonte se besimtarët shqiptarë nuk janë thjesht “dele” të disabarinjve, që s’bëjnë vetëm punët e Zotit…

            Por ,si në politikë, edhe në fe(midis besimtarëve) ka hyrë përçarja dhe manipulimi nga të huajt. Veçanërisht krerët e besimeve (në rastin konkret ata ortodoksë) janë manipuluar nga kisha greke dhe, për arsye të ndryshme, por jo të paqme. kanë bërë kompromis në kurriz të shqiptarizmës, që ka qenë një komponente e përhershme e besimit ndërshqiptarë. Dhe këtu, ndonëse jo drejtpërdrejt, roli i politikës dhe qeverive duhet të jetë i tillë që në raporte me të huajt dhe veçanërisht me fqinjët të jemi të barabartë dhe pa komplekse .Duhet të kemi gjithnjë parasysh të vërtetën e thjeshtë se askush nuk të respekton, nëse nuk respekton veten.

 

Next Post

Faleminderit familja Qejvani. Nga Kolonel Tonin Marku

Sht Qer 21 , 2014
Të nderuar lexues të gazetës lokale të fshatit Kallarat! Jam Kolonel Tonin Marku, aktualisht në detyrën e Përfaqësuesit Ushtarak të Shqipërisë në Komandën e NATO-s në Norfolk, Virginia, SHBA. Ju drejtohem sot me ketë shkrim të shkurtër në shenjë respekti e mirënjohje për familjen e Myzafer Qejvanit, me origjinë nga […]
Tonin Marku