JE LARG DHE…

Hiqmet Mecaj

Sonte e mbolla një këngë,
po s’ishte këngë, po brengë,
as brengë nuk ishte, as dert,
atëherë çfarë është vërtet?

Në mallit i thua je këngë,
në këngës i thua je brengë,
në brengës i thua je dert,
atëherë çfarë është vërtet?

Kur nëna të vjen nëpër ëndërr, 
i thua brengë apo këngë,
i thua këngë apo dert,
atëherë çfarë është vërtet?

Kur vjen nëpër ëndërr e ikën,
as këngë nuk ndjen e as brengë,
po mbytesh në ankth e në dert,
atëherë çfarë është vërtet?

Je larg dhe dot nuk të puth,
kjo s’është këngë, po brengë,
as brengë nuk është, as dert,
atëherë çfarë është vërtet?

2000

Next Post

KUR KALOJ LLOGARANË, POEZI

Sht Maj 26 , 2012
Ndjej dikë që më flet,diçka ndjej të më prekë.Gjymtyrë prindërish mos janë,që dalin nga nëntoka,merakosur  për ne?Sa mjegulla çahet,vetëtima bëhet udhë,gjymtyrët e dashura futen prap ndën dhé.1979
Hiqmet Mecaj