Kalendar datash e ngjarjesh historike te Kallaratit

KALENDAR DATASH E NGJARJESH HISTORIKE TE KALLARATIT

Disa nga ngjarjet historike më të rëndësishme në shërbim të luftës çlirimtare të popullit shqiptar, luftë në të cilën edhe Kallarati dha ndihmësen maksimale të mundshme për arritjen e çlirimit të vendit më 29 nëntor 1944 janë:

  • 20 shkurt 1942 u krijua këshilli nacionalçlirimtar i fshehtë, në shtëpinë e Murat Birçe Ribajt në Basha. Mbledhja e këshillit vazhdoi në shtëpinë e Meçan Selamit në Përrua të Gjorme. Në këshill u zgjodhën: Meçan Selami-kryetar, Telo Duro-sekretar dhe anëtarë Veliko Murati, Lelo Jazo, Fein Çelo dhe Murat Birçe, të cilët u betuan se do të ruanin konspiracionin.
  • 12 prill 1942 këshilli krijoi njësitin luftarak (gueril) me 10-15 vetë, fillimisht me komandant Fein Çelon dhe më vonë Veip Balilin.
  • Nëntor 1942 njësiti shndërrohet në çetë territoriale dhe merr emrin “Mumin Selami” me komandant Veip Balilin e komisar, fillimisht Adil Petanaj dhe me vonë Kasëm Demiraj.
  • 5(10) shkurt 1943 u krijua ne Ubav Organizata e Rinisë Komuniste e fshatit.
  • 25 korrik 1943 u krijua ne Kallarat celula e Partisë Komuniste Shqiptare.
  • 20 gusht 1943 këshilli nacionalçlirimtar, me nxitjen e celulës së PKSH, organizoi te burimi i Bashait një mbledhje të popullit, ku u bë betimi për të luftuar kundër pushtuesit deri në çlirimin e plotë te vendit.
  • 25 gusht 1943 u krijua Organizata e Gruas Antifashiste e fshatit.

Datat e mësipërme janë nxjerrë nga dokumente historike dhe dëshmi të pjesëmarrësve të ngjarjeve.

Seit Jonuzaj

Next Post

Foto nga Kallarati

Die Maj 6 , 2012
Të dashur kallaratas! Në uebsaitin www.kallarati.com, përveç të tjerash do të kini mundësinë edhe të shfaqjes së fotografive. Ju lutemi postoni çdo fotografi që ka të bëjnë me Kallaratin, që u kushtohet luftës dhe përpjekjeve të kallaratasve për çlirim kombëtar e shoqëror, jetës në fshatin tonë, punës në ish kooperativë, […]