KALLARATI PLOT ME KËNGË

 

Kallarat plot me këngë

Gurrë e derdhur në burime

Të skalitura në çdo brez

Në shekuj muaj e vite

Rapsodë të pashkolluar

Hajde këngë na kanë dhuruar

Hajde bejte kanë kënduar

Këmbëkryq kur uleshin shtruar

Rapsodi Xhebro Muço Strati

Është bir i këtij fshati

Dyqind e ca vjet më parë

Me këngë e humor të rrallë

Isa Sejdiu me pendë

Dhe në luftë thuri këngë

Këngët e tij të zjarrta

Shpërthejnë vullkan mbi vatra

Hajde Veliko Murati

Vjershëtori i këtij fshati

Ne çdo sofër, muhabet

Bejtet të kishin lezet

Po çobani lart në tendë

Elmaz Çerçizi me këngë

Mbi kërrabë shark e llabane

A ç’i thurte ato vargje

Nga këto këngë që u kënduan

Dhe ne festivale shkuan

Çmime te para muar

Kallaratin e nderuan

Vitet kalojnë, këngët rinohen

Vitet ikin, ato afrohen

Gjithmonë në breza

Do te kujtohen

 

Yzeir Amet Ribaj

Athine

Next Post

VLERËSIM, MIRËNJOHJE E RESPEKT TË THELLË USHTARAKËVE KALLARATAS NË VITE

Sht Qer 9 , 2012
Kontributi i kallaratasve ne luftën për liri e pavarësi e mbrojtjen e trojeve të veta dhe ato mbarë shqiptare, si dhe kontributi në fusha të ndryshme të zhvillimit të vendit, si në arsim, kulturë, shkencë, bujqësi e sektorë të tjerë të jetës është i njohur për te gjithë, por në […]