KAOS

 

 

 

Tek ne

Nuk ka kahje të lëvizjes.

Mungon shigjeta e orientimit

Mund të ecësh si të duash

Njëherësh nga lindja dhe perëndimi.

Semaforët e jetës shoqërore janë prishur

Më keq se semaforët me tri drita të qarkullimit

Po deshe vret në mes të ditës

Pa patur frikë se ndëshkohesh për krimin.

Gjykatësi i vetëm-

Pikëllimi…

 

 

Petrit Qejvani 1998

 


 

Next Post

U VRA GJELBËRIMI

Mar Pri 14 , 2020
      U ngritën pallatet shumëkatësh drejt qiellit. U gëzuam. Qyteti po ndryshonte. Na kish marrë malli për ndërtesa – male. Tani u ngritën kaq shumë pranë njëra– tjetrës. Duke vrarë për vdekje gjelbërimin. Do të na marrë malli për pemët… Dhe një oaz i gjelbërt që thamë se […]