Anës lumit zallit bardhë
një sorkadhe shkon
një këngë të bukur shumë
ajo po këndon
me një zë porsi thëllënxë
dikë dashuron.
Do të kthehet nashtinë
ndaj dhe po nxiton.
Ja kish marrë duke ecë
kjo vajza këngës
dhe po shkonte me të shpejtë
në drejtim të tendës
vajza faqe kuqe
porsi drit e hënës
buzët si burbuqe
si kokërr e thanës
flokët bojë ari
si ngjyr’ e qershisë
vetëmë këndonte
këngën e rinisë.
Hasan Kallarati