KENGE KUSHTUAR 28 NENTORIT 1919 DEMONSTRATES SE MADHE KUNDER ITALIANEVE *

HasanKallarati

Nëntori njëzetetetë,

nëntëqindenëntëmbëdhjetë,

Vlorë brënda në qytet,

populli po bënte festë,

ditën e Flamurit vetë,

dhe flamuri kuq e zi,

ish ngrehë në çdo shtëpi,

gjenerali urdhëroi,

karabinier’ e ushtri,

të ndalohet flamuri,

ç’janë këto marrëzi,

Vlora është dhe do jetë,

e mvartur me Itali,

jo mor jo, i tha Osmëni,

Vlora është Shqipëri,

atë ta tregojmë neve,

në qoftë se ti s’e di,

prandaj të lajmërojmë,

që të ikësh qysh nashti,

se këtu ka zot vatani,

djemt e nënës Shqipëri,

dhe përleshja filloji,

populli me ushtëri,

gjithë ditën vazhdoi,

me shishe, gur, e shkopij.

 

Hasan Kallarati

Next Post

TE KALAJA NE KANINE

Die Qer 3 , 2012
Te kalaja në Kaninë, dolli çeta me Salinë, rreth kalasë u radhinë, e rrethuan ushtërinë; s’u la shteg se nga të dilë, një plumb goditi Salinë; u ndez lufta në Kala, mitralozi pushim s’ka, majë vreshtave mbëdha, Muhedini bën hata, Muhedini bën gërdinë, me Toto Bolenë trimnë, për mbi tela […]
HasanKallarati