Moj Vlorë e bukur në gropë!
Prite Ismahil Qemalë,
që po vjen nga Myzeqeja,
hipur mbi një kal të bardhë,
Prite se po vjen me shokë,
po vjen nga një rrug’ e largë,
nëpër det e nëpër tokë,
nëpër flak’e nëpër dallgë,
me flamur të kuq palosë,
me flamur të kuq në çantë,
me flamur të Skënderbeut,
që do të valojë prapë.
Katër shekuj e më shum,
as gjëkundi nuk qe parë,
humbi bashkë me Skënderë,
dhe në robëri kish rarë,
po këjo tokë kish lindë,
patriot e luftëtarë,
luftë gjithënjë pa prerë,
hem me penë, hem me armë.
Flamurin në Vlorë e prunë,
gjashtëdhjetë vjet më parë,
dhe qeverinë e ngrenë,
Indipendencën e shpallë.
Evropa u lajmërua,
edhe bota an’ mbanë,
po kush e vulosi farej,
gjith’ ata të rarët tanë.
Hasan Kallarati