Njëzet maji dit e marë,
Xhevahiri me Meçanë*,
të tre dhe me Xhelo Branë,
postës në Pilur i ranë,
me një sulm brënda i vanë,
karabinier italianë,
poshtë bregut u shpërndanë,
rraqet në vënd i lanë,
dhe një mushk e disa armë
i muarr’ e iknë e vanë,
Mattera me merçenarë,
u mbëlodh’e pas u ranë,
në Graben për nënë shkallë,
u përpojnë e hapnë zjarrë;
mbeti Meçani i vrarë,
shokët rrethimn e çanë
së bashku me materialë,
iknë e në çeta vanë.
*Meçan Shamo Meçaj nga Kallarati (i vëllai i autorit të kësaj kënge), sëbashku me Xhevahir Golloshin, dëshmor i Luftës së Vlorës dhe Xhelo Razipin nga Brataj, më 20 Maj 1920, sulmuan Post-Komandën e Karabinieris Pilur (Himarë) dhe pasi i shpartalluan muarrë një mushkë e disa armë, Brigadier Luixhi Matera (Luiggi Mattera), Komandant i Postës u plagos lehtë, por pasi mblodhi fuqitë dhe disa merçenarë u ra pasë ku në vëndin e quajturë Graben i arrijti dhe atje pas një përpjekje Meçani u vra, ndërsa shokët ikën me gjith material.
(Për shkak të biografisë sonë, times dhe të vëllait tim Skënder, për turp Meçani edhe sot e kësaj dite nuk është shpallur dëshmor i Luftës së Vlorës.)
Hasan Kallarati