Po të qan jot’ ëmë!
O, kodër më kodër,
Nuredin i nënës,
djal’i vetëmo!
Tyj të kishte nëna,
dhe s’kam tjetëro.
Të vranë fashistat,
armiqt’ e vatanit.
Aferim të qoftë,
O djal i Selamit,
që e derdhe gjakun,
si sorkadhi malit,
dhe vadite barin,
si ves’ e beharit.
Hasan Kallarati
Die Qer 3 , 2012
Nëntori njëzetetetë, nëntëqindenëntëmbëdhjetë, Vlorë brënda në qytet, populli po bënte festë, ditën e Flamurit vetë, dhe flamuri kuq e zi, ish ngrehë në çdo shtëpi, gjenerali urdhëroi, karabinier’ e ushtri, të ndalohet flamuri, ç’janë këto marrëzi, Vlora është dhe do jetë, e mvartur me Itali, jo mor jo, i tha […]