Pse s’digjohetë Xhemili,
bejtexhiu patriot,
të këndojë si bilbili,
ndonjë këngë të na thotë?
Ka ca vjet që është ndarë,
u nda nga miq e nga shokë,
bejtexhiu zëmërbardhë,
la këngë pa thënë plot.
Ish Xhemili që këndoj,
në nëntëqintenjëzet,
Luftës që populli bëri,
kundra Italianëvet,
dhe bejler’e agallarë,
i çpoi si me shigjetë,
dhe sa qe edhe sa rroj,
nukë qëndroi i qetë.
*Xhemil Veli Duka – (Bejtexhiu i njohur), ishte dajua i autorit të kësaj kënge.
Hasan Kallarati