Qaf e Hubavit moj nënë,
qendër e fshatit tinë je,
ti je sot e ti ke qenë,
vëndi i mbëledhjeve,
me mot e jetë të tërë,
i gjysh e stërgjyshëve,
një varg kodrina të ndajnë,
nga të dy fushat që ke,
nga Fieri me Hubavë,
ti në mes të tyre je,
dhe çeta me partizanë,
besoj se ndërmend e ke,
kur iku nga ti u ndanë,
ti udh’e mbarë u the,
hajde dalçi faqebardhë,
djemtë e nënësë rrufe,
të na çlironi vatanë,
ja mos rroni për mbi dhe,
Dhe ata fjalën ta dhanë,
e derdhë gjakun rrëke,
dëshmorët ku do që ranë.
Ti në gji i mban atje,
edhe ti qëndron krenare,
që pranë vetes i ke,
ata të bukurë varre,
me pllakata përmbi kre,
dhe Lapidarinë pranë,
ngrijturë për mbi xhade.
Hasan Kallarati