Më tridhjet’e nëntë viti,
shtatë Prilli më të hyrë.
Urdhëron Duçe fashisti,
Guxonin me dyzetmijë,
aroplana dhe Pamporrë.
Shqipërisë çpejt t’i biri.
Sarëndë, Durrës dhe Vlorë,
edhe tejë nga Shëngjini,
kini mëndjen mos hutohi,
të shkujdesur të mos viji,
se atje rron trimëria,
un, e njoh, se ju s’e dini,
shikoni çthot historia!
Në nëntëqintenjëzet
u ngreh gjithë Shqipëria,
me hanxhar e me dyfek,
u trondit gjithë Italia,
nga Vlora na hodh në det,
më përpara Labëria.
Të mos ngjajë dhe sivjet,
ndonjë çështje e këtilla
se u marruam për jetë!
Hasan Kallarati