Këshilli i Komunës Horë, Vranisht i akordon Meçan Selam Qejvanaj titullin “Nderi i Komunes”

Në njoftimin që na dërgon nga Kallarati, zoti Lefter Qejvanaj, bëhet e ditur se: Këshilli i Komunës Horë, Vranisht mbeshtetur ne nenin 32, germa m te ligjit nr. 8652 date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore“, me propozimin e Kryesise se fshatit Kallarat dhe Shoqates Atdhetaro-Kulturore “Kallarati” me vendimin e tij nr. 78 date 11.12.2012 vendosi:

Meçan Selam Qejvanaj t’i akordoje titullin:

                          “Nderi i Komunes”

                       me kete  motivacion:

    “Mesues i palodhur, atdhetar i flakte,

luftetar i paepur per  çeshtjen  kombetare”.

Ky vendim u miratua unanimisht nga te gjithe keshilltaret e Komunes. Me tej sqaron Lefteri, tituj te tille u jane dhene edhe disa figurave te shquara te fshatit tone, por meqenese keto dy vite nuk kemi pasur aktivitete ne baze fshati kemi menduar qe keto te jepen publikisht me rastin e 100-vjetorit te rezistences kunder andarteve greke, aktivitet qe besoj se do te jete madheshtor.

Dy fjalë për këtë figurë të shquar të fshatit tonë, Kallaratit:

 MECAN QEJVANI 595027966Meçan Selam Qejvanaj (1892–1960). Pas mbarimit të shkollës fillore të Muradies në Vlorë, me porosi të Ismail Qemalit dërgohet në Korfuz për shkollim të mëtejshëm, bashkë me Halim Xhelon, si nxënës të shkëlqyer. Të mëkuar me ndjenja atdhetare, bashkë me Halimin më 1911 kthehen në atdhe dhe bashkohen me çetat e lirisë në luftë kundër pushtuesve turq. Merr pjesë në ngritjen e Flamurit dhe shpalljen e Pavarësisë më 1912 në Vlorë. Një nga mësuesit e parë të shkollës shqipe në krahinë. Pjesëmarrës i qëndresës së kallaratasve kundër bandave shoviniste greke më 1913-14. Më 1919 është midis atyre që rrëzuan flamurin italian dhe ngritën flamur në shkollën e Kallaratit, akt për të cilin u arrestua dhe u internua në Itali. Anëtar i shoqërisë “Shtizat e Qytetërimit” dhe “Mbrojtja shkollore”, që drejtohej nga shoku i tij Halim Xhelua. Në Luftën e Vlorës më 1920 ishte sekretar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” që kryesohej nga Osman Haxhiu, dhe delegat në Kongresin e Lushnjës. Pas vitit 1920 vijon mësimdhënien në shkollat e Bregdetit. Pjesëmarrës i Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit. Si antizogist, merr pjesë në Lëvizjen e Fierit më 1935. Më 1941–42 caktohet kryetar komune në Gostivar. Me fillimin e Lëvizjes Antifashiste, kthehet në vendlindje. Kryetar i këshillit antifashist nacionalçlirimtar të Kallaratit deri në mbarim të Luftës.

Për  veprimtarinë atdhetare, është dekoruar nga Kuvendi Popullor me një numër medaljesh e urdhrash, ndër to edhe me medaljen “Për Shërbime Patriotike”.

Marrë nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”

 

Next Post

Gazeta Kallarati nr. 69

Hën Nën 25 , 2013