Dolla që kur dolli ylli,
shkova lart nga Trëndafili,*
Dëgjova një zë bilbili,
në Mëlleza tek burimi,
gjeta dy sorkadhe pylli,
armatosur si Tafili,
sa hije që u kish ylli!
I pyeta se ku jini,
dhe shokëtë ku i kini?
Se kam një letër nga Këshilli,
me njëherë ato më thanë,
atje lart në atë pllajë,
ndodhenë shokëtë tanë,
dhe me shumë partizanë.
*Trëndafil emëri i malit
Hasan Kallarati