Personazhet:
1 – Kadriu – Babai
2 – Zana – E shoqja
3 – Beni – I biri 7-8 vjeç
4 – Gagaçi – Gjiton i Kadriut
5 – Sokoli – Shef i Kadriut
(Ngjarja zhvillohet në shtëpinë e Kadriut. Beni është duke lozur me top. Në dhomë hyn Zana. )
Zana – Beni, lëre atë top tani se na more mentë. Ik në dhomë të bësh mësimet se vajti vonë.
Beni – Do pres babin se do më sjellë molto çipita. (Bie zilja e derës) Erdhi babi, erdhi babi. (Hyn Gagaçi me pizhame,me makinën e rrojës në dorë dhe një faqe me shkumë)
Gagaçi – (I mbahet goja) Moj gjitonkë? U kanë marrë antenën saç juve?
Zana – Na e vodhën mbrëmë.
Gagaçi – Ua kam vjedhur unë ë?
Zana – Ç’është ajo fjalë?
Gagaçi – Se djali juaj i ka thënë sot time shoqe, u bëra tym, ndaj erdha me një frymë.
Zana – Qetësohu të lutem qetësohu
Gagaçi – Ç’të qetësohem?
Zana – (Benit) Po ti or malukat, pse na ngatërron me komshinjtë? Kush të ka thënë ty që saçin e ka marrë ky?
Beni – Shiko, shiko si e dreth mami. Po babi moj, nuk tha babi mbrëmë që saçin e ka vjedhur Gagaçi?
Gagaçi – Ou! Ou!
Zana – (E kap për veshi) Cili babë të ka thënë ty, ë?
Beni – Po babi im moj, një babë kam unë s’kam njëqind? Budallaçka, nuk tha babi që Gagaçi është vjellhajdut?
Zana – Ua, ua, (matet ta qëllojë, ai ikën me vrap.
Gagaçi – Lere djalin po shiko të madhin. Do ta sqarojmë, do ta sqarojmë mirë kur të vijë Kadriu. Familje ngatërrestaresh (Largohet i nervozuar)
Zana – (I qepet prapa) Zoti Gagaç, zoti Gagaç! (Hyn Kadriu )
Kadriu – Ç’farë ke me Gagaçin ti, ë? Ç’farë ke me Gagaçin.
Zana – E di ç’na ka bërë yt bir sot, e di apo s’e di?
Kadriu – As dua të di fare, po më lini në hallet e mia (Ulet në karrike). Sot ma merr me miza, bezhzhzhzh ma bën.
Beni – Do të të ketë dalë fisha, dale, dale ta shoh unë (I fut dorën nga mbrapa)
Kadriu – Po ik or malukat se s’ta kam qejfin sot (E shtyn me dorë)
Zana – Po ti ç’farë ke sot që të kanë hipur kacabujt?
Kadriu – Ç’të mos të hipin kacabujt me atë maskara shef që kam në zyrë?
Zana – Prapë ke bërë llafe me të?
Kadriu – Po lëviz të gjithë gurët të më heq nga puna.
Beni – Kush do të të heq nga puna ty? Babi i atij Mir qullashit?
Kadriu – E, babi i atij shokut tënd…
Beni – Ta bëjë, ta bëjë, pa do ia përdredh kokën të birit.
Zana – (BENIT) Nuk janë muhabete për ty këto, po hajde të bësh mësimet. Edhe ti Kadri, mos i bëj këto biseda në sy të fëmijëve, se na e prishe djalin, po gjejmë belanë dhe me komshinjtë.
Kadriu – Ta marrë vesh jo djali po gjithë qyteti se kush është ai kokë çapaçups.
Beni – (Qesh me te madhe) Kokë Capaçups.
Zana – Beni! Ik në dhomë të thashë, se do të të rrah.
Kadriu – Lëre djalin dhe dëgjo mua. E di pse po e bën të gjithë këtë lojë ai? Se do që të sjellë në vendin tim, një Petro, Petro, kryebatakçiun e qytetit, ta ketë dorën e tij e të shvasë sa më shumë… i pa ngopuri, miliona ka vjedhur, naaa mullar i ka bërë, që mos i hëngërt.
Zana – Çudi, e shoqja duket goxha grua.
Kadriu – E shoqja? E shoqja është dhelpër fare.
Beni – Dhelpër? Mir qullashi qenka biri i dhelprës? Hopala do ta çmend atje në shkollë.
Zana – Bo, bo ky do na ngatërrojë edhe me shkollën. Kadri të lutem shumë, mos i bëj këto muhabete në sy të Benit.
Kadriu – Po dua të shfrej moj, të shfrej, se po më punon qindin. Pushti.
Beni – Babi! Më të gjatë se ty e ka pushkën ai?
Zana – (Kap faqet me duar) Pu, pu, lamë nam.
Kadriu – I vjen rrotull asaj, trashaluqes, sekretares me minifund Merit de, Merit.
Beni – I vjen rreth e rrotull e se kap dot?
Kadriu – E, se kap dot.
Beni – Qenka qullash si i biri.
Zana – Pa hajde këtu ti se e tepërove. (E kap për dore) Futu atje në dhomë të bësh mësimet. (Beni largohet) E di ç’ka bërë yt bir sot? I ka thënë të shoqes së Gagaçit që na ke vjedhur saçin.
Kadriu – Mire i ka thënë, ata e kanë vjedhur.
Zana – Po jo mo Kadri jo kështu. Këto lloj bisedash s’duhen bërë në sy të fëmijëve, se i edukojmë keq. (Bije zilja e derës) Ja erdhi, është Gagaçi, merru vetë me të (Hyn Sokoli)
Kadriu – Oooo, urdhëroni zoti shef, urdhëroni, mirësenerdhe (Zanës) Është zoti shef imi.
Zana – Gëzohem, urdhëroni, urdhëroni, uluni.
Sokoli – (Duke u ulur) Nuk u punon telefoni?
Zana – Ka nja dy ditë me difekt.
Sokoli – Kërkova në dosje dokumentet e privatizimit të magazive, nuk i gjeta dot. I kërkon urgjent kryetari.
Kadriu – Posi , i kam sistemuar unë në një dosje të veçantë, do pijmë kafen
e do shkojmë bashkë në zyrë.
Sokoli – Po djalin e vogël ku e kini?
Zana – Po bën mësimet.
Sokoli – Është në një klasë me djalin tim.
Kadriu – Siurdhon. Shkojnë si vëllezër me njëri tjetrin. (Hyn Beni) Ja erdhi.
Sokoli – Ky është Beni i tmerrshëm? Pa hajde, hajde një çik te xhaxhi. (Beni afrohet, Sokoli e përkëdhel, nxjerr një 1000 lekëshe ia zgjat)
Kadriu – Zoti shef, të lutem, të lutem zoti shef, nuk e kemi mësuar djalin të marrë lek se edukohet keq.
Beni – Ç’ia fut kotë ti babi. Këtu lekët i marrin ministrat e deputetët, e mos t’i marr unë (të gjithë qeshin)
Sokoli – Zhivë, zhivë qenka fare. (Benit) E di kush jam unë? Jam babi i shokut tënd të klasës. Mirit.
Beni – Babi i Mir qullashit? (Të gjithë qeshin. Beni i hedh lekët në tavolinë.) Merri nuk i dua.
Sokoli – Do jenë zënë me njëri tjetrin, punë fëmijësh.
Beni – Ik ore kokçapaçups.
Zana – (Kap faqet me duar) Uaaaa…
Kadriu – (I zënë ngushtë. Qesh me zor) E ka mësuar keq një gjiton që kemi lart. Ai i thotë koklakrame, ky i thotë kokçapaçups, (ia bën me shenjë Zanës të heqë djalin)
Zana – Hajde Beni tani të bësh mësimet.
Sokoli – Lëre, lëre djalin të rrijë dhe pak se qenka i lezetshëm. Do vijmë, do vijmë ndonjë ditë bashkë me gruan.
Beni – Do vish me atë dhelprën ë? E ka , e ka të gjatë bishtin?
Zana – Korba.
Kadriu – Po mere moj atë djalë fute të bëjë mësimet. (Zana e kap për dore)
Beni – Do ta pushosh nga puna babin tim ë? Që të vjedhësh më shumë vetë? (Sokoli ngrihet në këmbë)
Kadriu – Bërtet, po hiqe moj atë djalë se na meroi.
Beni – Vjedhhajdut. Naaaa… mullar i ke bërë, po mos i hëngërsh.
Sokoli – (I alarmuar) ika, ika unë…
Beni – Ku do vesh. Tek ajo trashaluqja me minifund që i vjen rreth e rrotull. E naaa s’e kap dot. Qullash. (Zana e rrëmben, e nxjerr dhe hyn përsëri e alarmuar)
Zana – Na fal, na fal zoti Sokol. Uluni. Uluni të pini kafen.
Sokoli – Kafen e piva unë, bile Lori kafe (hyn prapë Beni)
Beni – Edhe dëgjo këtu ti kokçapaçups. Po e pushove babin nga puna do ia përdredh mire kokën qullashit.
Sokoli – (Vjen rrotull) Ku, ku… është dera. (Ikën me vrap)
Beni – Majmun.., sapun… (Zana me Kadriun i vërsulen ta kapin. Ai ulet. Ata përplasen kokë më kokë. Ai largohet. Të dy fërkojnë ballin. Hyn Gagaçi)
Gagaçi – Kadri kush ta ka vjedh saçin tyja.
Zana – Bobo edhe ky na u desh. (largohen të dy bashkë me Kadriun)
Gagaçi – (Ikën pas tyre) Po nuk u sqarua saçi, nuk lëviz këtej Gagaçi. (del).