Ai qante,
kërcente shkallët
një nga një,
kishte frikë nga luga,
ishte i vogël,
nëna qeshte,
kërcente shkallët
dy nga dy,
bëhej aeroplan,
helikopter,
anije,
ta hante lugën.
Dhe lugë pas luge,
u bë i madh,
ëndrrat e vogla,
kurse nëna u tkurr,
një topth lëmsh i bardhë.
2010
Nga Andi Meçaj