Me rastin 65 vjetorit të rënies të dëshmorit Kallaratas Nuredin Selam Breshani

Nuredin Selam Breshani  lindi në fshatin Kallarat të rrethit të Vlorës në vitin 1923 në një familje të varfër dhe me ndjenja të theksuar patriotike, e cila ka marrë pjesë me armë në dorë në mbrojtje të krahinës së Jugut dhe të fshatit të Kallaratit nga shovinistët grekë në vitin 1914 , si dhe në luftën e Vlorës në vitin 1920.

Nuredinit që në moshë ende të njomë i vdes i ati dhe ngelet jetim. Në vitin 1935 përfundon shkollën fillore dhe me ndihmën e të afërme të tij sistemohet në punë  në Kuçovë. Nëpërmjet punës, ai u rrit, u kalit e u burrërua  para kohe duke përjetuar shfrytëzimin e egër kapitalist. Në vitin 1940 pushohet nga puna dhe largohet në Tiranë, ku fillon punë në një ofiçinë si mekanik. Aty merr pjesë aktive  në një demonstratë, si rezultat i së cilës pushohet përsëri nga puna. Për këtë qëllim detyrohet të kthehet përsëri në vendlindje, ku bie në kontakt me lëvizjen nacionalçlirimtare. Bashkë me shumë bashkëfshatarët e tij inkuadrohet në Batalionin Territorial “Ismail Haki Kuçi” dhe më vonë në çetën “Haredin Tremishti”, ku më 28 Nëntor 1942 merr pjesë në luftën për çlirimin e Prefekturës së Gusmarit.

Më 15 Gusht 1943 rreshtohet në Brigadën e Parë Sulmuese. Në Tetor 1943 për aftësitë tij drejtuese  pranohet në radhët e Partisë Komuniste Shqiptare dhe emërohet zëvendës Komisar Kompanie. Gjatë marshimit të Brigadës së Parë Sulmuese së bashku me tetë shokët e tij  rrethohen dhe për 11 ditë rresht pranuan të gjitha torturat çnjerëzore dhe nuk tradhtuan as idealin dhe as shokët e tyre. Tre nga të rrethuarit mundën të largohen, ndërsa Nuredini  vetë i pestë me Zeno Sulçe, Tedor Bajko, Zorik Jani dhe Rifat Hyseni më 8 Janar 1994 pushkatohen.

Në përkujtim të tyre në Qarrishtë të Librazhdit është ngritur lapidari kushtuar të pesë dëshmorëve, duke përfshirë edhe Nuredin Breshanin nga Kallarati.

 

 

Kryetari i Organizatës së Veteranëve  të LANÇL 

të fshatit Kallarat, Vlorë 

Pasardhës  Luto Demiri

 

 

Mars 2009 

Botuar ne gazeten ‘Kushtrim Brezash”

 

Botuar ne Gzeten “Kushtrim Brezash”

Next Post

MUMIN SELAMI –KRENARIA E KALLARATIT, nga Dalan Memushaj

Die Gus 5 , 2012
  Lindur në fshatin Kallarat më 1920. Bir i një të varfëri me ndjenja të larta patriotike brez pas brezi. Babai i tij Selam Bajram Toçi ka qenë një patriot, pjesëmarrës dhe drejtues në luftërat që ka zhvilluar populli i Kallaratit si kundër turqqëve e grekëve më 1914 dhe italianëve […]
Dalan Memushi

Mund t'ju duken interesant edhe artikujt