MUMIN SELAMI –KRENARIA E KALLARATIT, nga Dalan Memushaj

 

Dalan MemushiLindur në fshatin Kallarat më 1920. Bir i një të varfëri me ndjenja të larta patriotike brez pas brezi. Babai i tij Selam Bajram Toçi ka qenë një patriot, pjesëmarrës dhe drejtues në luftërat që ka zhvilluar populli i Kallaratit si kundër turqqëve e grekëve më 1914 dhe italianëve më 1920 në Vlorë. 

Mumini i etur për dije dhe kulturë, megjithëse në kushte të vështira ekonomike, i ndihmuar si nga i ati dhe miqtë e tij kishte mundur të vazhdonte shkollën në fillim në Sarandë dhe më vonë në Tiranë “konviktor”. Në shkollë ra në kontakt me shokë me ide përparimtare dhe demostroi urrejtje ndaj regjimit shtypës të Ahmet Zogut. Pushtimi fashist Muminin e gjeti në bangot e shkollës së mesme Tiranë. Ishte nga të parët që mori pjesë në manifestimet masive të organizuara nga komunistët kundër pushtimit fashist, të cilët kërkonin armë për të mbrojtur atdheun. Duhet thënë se në mbrëmjen e 6 Prillit 1939 Mumini shkon në depot e xhenjos në kazermat “Ali Riza” merr armë dhe u bë gati që më datën 7 Prill të shkonte në Durrës për ta pritur fashiizmin me luftë. Por ndërkohë Durrësi ishte pushtuar.

Duke qenë me veprimtari të hershme revolucionare, shprehu urrejtjen ndaj pushtimit fashist, të cilën e demostroi në shkollë dhe jashtë saj në publik, për të cilën fashistët e përjashtojnë nga shkolla si elementë “të rrezikshëm”. I detyruar vjen në fshat ku këtu paraqitej dy herë në javë për kontroll në organet fashiste të postkomandës së Kuçit si dhe të mos largohej nga fshati pa lejen e tyre. Në Kallarat, megjithëse në survejim të plotë, nga organet e “Simit”, ai nuk e pushoi veprimtarinë tij pariotike. Vazhdoi të punojë me të rinjtë e Kallaratit dhe të Bolenës ku ishte nip, në drejtim të përgatitjes së tyre për të luftuar kundër fashizmit. Puna e tij sqaruese bëri që asnjë i ri në Kallarat nuk pranoi të regjistrohej “Xhovani-fashist” Balil”. E njëjta gjë ndodhi  edhe në Bolenë.

Takim Brezash 15 Gusht 2009 ne Kallarat 232Pas mbarimit të luftës italo-greke më 1941 Mumini kthehet në Tiranë dhe i vihet punës me rininë. Këtu merr pjesë në demonstratën antifashiste, më 28 Nëntor 1941, kapet dhe arrestohet. Pas disa kohësh lirohet për mungesë provash dhe moshe. Menjëherë, pas daljes nga burgu, dërgohet ilegalisht në qarkun e Vlorës për të punuar. Këtu, të drejtuar nga organizatorët e luftës së qarkut, së bashku me shokët Haredin Bylyshi, Bajram Tusha dhe Hyqmet Buzin marrin pjesë në aksione të ndryshme, shpëmdarje traktesh, sabotime, etj. 

Për këtë veprimtari edhe në Vlorë, ai në korrik të 1942, arrestohet përsëri nga fashistët. Me ndërhyrje të një mikut të tij (Avokat) lirohet dhe vazhdon veprimtarinë  tij luftarake.

Në një shtëpi të thjeshtë të lagjes Topana, të Vlorës strehoeshin dhe mblidheshin të katër shokët. katër të rinj me zemër barot. Mblidheshm të kuvendonin për detyrën e re që u ishte caktuar. Të nesërmen duhej të niseshin për Myzeqe. Shokët diskutuan gjatë e biseda e tyre mori hovë. Në këto çast u shkëlqenin sytë dhe u digjeshin zemrat. Në ballë u rrihte një mendim. Për të fitur lirinë duhet luftuar dhe derdhur gjak. Duhej të flinin se nesër ishin për udhë. Por nuk u flihej, nuk kishin gjumë. Në këtë natë të errët edhe dikush tjetër nuk flinte. ky ishte njeri-hije, ky ishte Azem Spiuni. Populli ia dinte mire emrin, por i pËlqente ta fliste më mirë Azem Spiuni.

Në heshtjen e zezë të natës, 400 karabinierë, rrethuan Topananë. Për katër trima kishin ardhur 400 mercenare, rrethuan dhe trokitën në  dere “Hapeni se jemi shoke” –foli  hija. Të katër të rinjtë nuk pranojnë të dorezohen, por thirrjes së fashistëve për dorezim ju përgjigjën me zjarrin e armëve. Lufta zhvillohet e rreptë, rrethimi ishte i fortë 400 me 4, armët që u përdorën nga fashistët ishin të shumta, pushkë, mitroioz e bomba. Në këtë luftë heroike të pabarabartë dhanë jetën 4 heronjtë e Topanasë midis tyre dhe Mumin Selami me pushkë në dorë ballë për ballë me armikun dhe me fjalen të rrojë Shqipëria e lirë. Poshtë fashizmi dhe tradhetarët.

 Për heroizmat e tyre populli i Vlorës u këndoi:

 

Shtëpi përdhese e vogël në Topana

Kish mure me kallama po u bë kala 

Mumin SelamiDitën e 19 Tetorit, Komanda e karabinjerisë italiane  e Vlorës i raportonte me një ndjenjë kënaqësie qëndrës në Tiranë së kishte vrarë “Katër djem komunistë”. 

Dhe hakmanja nuk vonoi. Një ditë me vonë, më 20 Tetor, vegla e shitur që spiunoi të katër luftetarët e lirisë, gjeti vdekjen nga plumbat e njësiteve guerile, që zbatuan vendimin e drejtësisë së popullit.

Për veprimtarinë e Muminit, ish veterani dhe drejtuesi i luftës në Vlorë në atë kohë, Namik Xhafa thote: “Ai e ndiente veten të ofenduar nëqoftë se nuk i ngarkoheshm detyra e aksione. Mumini, megjithëse në moshën 17 vjeçare, shquhej për guxim e trimëri, zgjuarësi dhe vendosmëri të patundur”

Mumini ishte i pari në Kallarat dhe nga të parët në Kurvelesh në atë kohë që ngriti zërin kundër fashizmit. Me krijimin e Partisë ai filloi të propagandonte dhe e quajti atë shpëtimtare të vendit nga pushtuesit dhe klasat shfrytezuese. Ai përkrahte idenë e aleancës së klasës punëtore me masat punonjëse të qytetit dhe të fshatit dhe kjo shikohet dhe te shkrimi metaforik. Ne vepren letrare (Përleshja e të vdekurëve) del qartë se Mumini ishte dhe poet revolucionar. Në këtë shkrim ai u bën thirrje popullit te ngrihet kunder robërisë dhe shtypjes si dhe vjershën “Mbi kockat e martirëve ngrihet atdheu” 29 Prill 1939.

 PJESE NGA DITARI MUMIN KALLARATI HERO I POPDLLIT 27 MARS 1941

..Ah i mallkuar qoftë ai që u bë shkaktar i  kësaj fatkeqësie. Musolini e Hitleri që thonë se gjoja luftojnë ata që kanë, se janë pa hukë. po në të vërtetë duan të përhapin idenë se bota rregullohet më mirë. sipas mendimit të atyre: “Paqe, Punë, Drejtësi”

. ..A kjo paqja fashiste,  që toka te mhushet me gjak?

…A kjo puna fashiste, fabrikimi i mjeteve rrënuese?

A kjo është Drejtësia fashiste, që të shkreton me njerëz e qytete, shtete të vegjël. Lufta asht rrËnuesja e njerezimit, asht mëkat i madh të vrasë njeriu njerinë. Po kur lufta bëhet për Liri, asht mase e shenjte.

Ditari i Mumin SelamitÇdo popull duhet të luftojë për Lirinë e tij. që kur armiku të shkelë të mos gjejë veç trupa të coptuar në vijën e parë, qytete të shkrete në vijën e dytë, katunde të përvëluar lart në malësi, e kur të dojë të shohë gërxhet, atje të gjejë heroinat malësore që janë hedhë duke dredhur valle, për të mos rënë në dorë të armikut, le ta tundi ata bij të kombit të mjeruar… le t’i luten botës (asaj bote që të ketë drejtësi), le ta çojë lart zërin e ta degjojnë dëshmorët e kombit se ka bij pas që vijojnë punën e të parëve.

 “LOTI I NENES”, pjese e shkeputur Gusht 1941

Punova prej mëngjezit në mbrëmje me kazmën e rëndë. U lodha pa masë, dhe mbasi mbarova punën, u nisa për në shtëpi, hyra në derë. Një dhomë e vjetër me mure të zeza. Një kandil e ndrit këtë dhomë varfanjake. Eshtë shtëpia ime. E pashë nënën time tek qëndronte pranë vatrës. Pranë asaj vatre të varfër me pak prush.

Duze Bajramaj.1.Po andronte rrobat e mia nën dritën e kandilit. E pashë që kishte ulur kokën. E kuptova që ishte zhytur në mendime. Unë duke ecur ngadalë me buzën në gaz, po i afrohem. Desha të bëj një shaka, shaka nga ato që bëjnë të varfërit. Desha ta tremb, ashtu siç me trembte ajo kur unë isha i vogël, po nuk munda. Nëna me ndigjoi. E ngriti kokën dhe më pa. Desha të qesh, por dy pikat e lotit, që kishin shkarë mbi faqet e zbehta të nënës sime më bënë të ngrij në këmbë. Më drithmuan. M’a coptuan zemrën. Gazi mbeti i vdekur në mes të buzëve të mia. Buzëqeshi nëna ime kur me pa… Më foli ajo… “Bir a erdhe?”

– Po, nene – I thashë dhe i mora dorën. Më puthi në ballë ashtu siç puth një nënë e varfër të birin e saj…

– E pashë kur ngriti dorën e djathtë për të fshirë lotët… U ngreh ngadalë, vajti dhe çell dollapin, mori një copëz bukë dhe ma dha, duke meë thënë: “Ha biro, se je lodhur gjithë ditën”.

 DALAN MEMUSHI 

Botuar në Numurin 7 të Gazetës “Kallarati”

Next Post

MIRËNJOHJE DHE RESPEKT PËR SHOKËT E MI KALLARATAS, nga Qebir Demiraj

Die Gus 5 , 2012
Në përgjithësi i njoh kallaratasit. Puna dhe jeta më ka lidhur me ta, por në këtë shkrim dua të kujtoj ata që njoha në fëmijërinë dhe në rininë time, të cilët u bënë shokët e mi më të afërt dhe I kujtoj me shumë respekt. Njeriu në fëmijëri mban mend […]