MUNGESË, POEZI


Hiqmet Mecaj

Ka vite, i mungoj vendit tim,
flas gjuhë të huaj, më lodh shumë,
si të mbaj mes dhëmbëve një kontinent të tërë, 
fjalët e gjuhës sime e çajnë përmes, 
currila të ftohtë që ngjethin.
Nëpër ballë rrjedhin çurg dete të kripur,
nëpër sqetulla përplasen lumenj,
vendi im, më i rëndi,
m’i përthyen gjumin dhe shpirtin,
kam vënë kurriz.

Sa herë më vjen ta përplas,
por nuk di nga ta kap,
diku më dalin duart e tim ati,
shpatullat e dridhura të nënës sime,
flokët e verdhë të motrës së vdekur…
…e lë atje tek është,
zvarritem me peshën e rëndë në kurriz,
me gjumë e shpirt të përthyer.

10.05.2002  

Next Post

TREGIM- "BALADË PËR KËPUCËN QË S’ECI"

Sht Maj 26 , 2012
Nuk dihet shkaku se si qeni buldog futi turirin brenda në atë dollap të madh, kapi me dhëmbë këpucën e majtë, pikërisht kur ajo, bashkë me këpucën e djathtë, po luteshin si përditë të dilnin përjashta, të visheshin e të shkelnin në udhët e botës, në shi a në diell, […]
Hiqmet Mecaj