NAIMIT, POEZI

Hiqmet Mecaj








Nuk kishte shpatë. Një pendë të vogël
dhe një dorë të vogël – trëndafil të bardhë,
dy bebëza prerë nga agimet mbi Frashër,
një zemër, që rrihte, Shqipëri, tik-tak.

Ndodhka që dhe me pendë të vrasësh shumë,
përshembull natën, përshembull urrejtjen
dhe të ndezësh një flakë të bukur, të bukur,
duke djegur nga malli dhe dashuria veten.

Dhe perëndisë t’i lutesh: Ma ruaj Shqipërinë,
gërmat t’i mbledhësh si dritën e syrit,
ju nuse, tok me gjirin, pak qumësht krenari
as i mëkoni të ardhmes që rritni.

Ndodhka një majë pendë të mbjellë gëzim
e populli të të quajë Naim.

1982

Next Post

DUKE KËRKUAR EMRIN E ÇUPËS

Sht Maj 26 , 2012
Çupa ime emër s’ka,çupa ime s’ka krevat,është e vogël çupa ime,po do rritet pak nga pak..Edhe nisëm babagjyshin,ik e ik me shkop në dorë,kapto vite, kapto shekuj,porsi male me dëborë.Babagjyshi ik e ik,vajti hyri në kështjella,rapsodive u trokiste,si një mysafir te dera.Dhe u kthye babagjyshi.çupën puthi mu në ballë:-Ah, kjo […]
Hiqmet Mecaj