NË DORËN E VAJZËS QË FILLON TË QESHË, POEZI

Andi Meçaj 

Sot s’më hahet,

nga ballkoni përtej

del ngopja,

i kalon të 100 kilet,

më përshëndet

me një lëkundje dore

që i ngjan lavjerësit.

Në tavolinë pjatat flenë

me ca gërhima që s’durohen,

pas pak vjen vetmia

me pëllumbat e saj,

ma përlan

sofrën time besditëse,

mërzitem dhe bëj gati

aeroplanin lodër,

fluturojmë ngadalë

çati më çati,

ballkon më ballkon,

derisa ulemi në dorën e vajzës

që fillon të qeshë.

Nga Andi Meçaj